Salianji, i pandehur për shpifje. Ish-deputeti akuzohet se bëri kallëzim të rremë për “Babalen”

Shqipëria

Salianji, i pandehur për shpifje. Ish-deputeti akuzohet se bëri kallëzim të rremë për “Babalen”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:01
Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ishte i pari që u njoh me akuzën që do t’i rëndojë në gjykatë dhe që e lidh atë me dosjen “Babalja” për dyshimet se ka kryer kallëzim të rremë.

Brenda të njëjtës ditë, të njëjtën vepër prokurorët ia komunikuan edhe gazetarit Jetmir Olldashi, Fredi Alizotit që gjendet në burg, ndërkohë që protagonisti kryesor i audio-përgjimit, Albert Veliu do të gjykohet në mungesë, pasi është larguar nga vendi me pretendimin se i rrezikohet jeta.

Edhe pse vepra e kallëzimit të rremë parashikon nga gjobë deri në 5 vjet burg, ish-deputeti Salianji e konsideron denoncimin të pahetuar.

Prokuroria thotë se dëshmitari X, Albert Veliu, me nofkën e të cilit mori emër historia, i është dorëzuar Shërbimit Informativ nga ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, pas pretendimit se kishte informacione për trafik droge që do të kryhej nga Agron apo Geron Xhafa, vëlla me ish-ministrin e Brendshëm.

Por, gjithçka ndodhi më pas konsiderohet e inskenuar përderisa Fredi Alizoti, i vetmi që mbahet në burg, dyshohet të ketë inskenuar audio-përgjimin me “Babalen” duke e servirur si një bisedë me Agron Xhafajn.

Nga maji 2018, kur kjo bisedë u denoncua si një çështje kanabisi, pati një përpjekje të Krimeve të Rënda për të provuar dyshimet. Por, më tej u zbulua se ishte një tjetër personazh. Fredi Alizoti, personi që kishte imituar zërin e Agron Xhafës, i cili në kulmin e “furtunës” që shkaktoi “Babalja” e konsideroi audio-përgjimin si montazh.

Pasi depozitoi në prokurori fragmente nga zëri i tij, Agron Xhafa u vetëdorëzua pranë autoriteteve italiane për të vuajtur një dënim të shumë viteve më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat