Operohet mjeku i dhunuar. U rrah nga pacienti, reagon Urdhri i Mjekut

Shqipëria

Operohet mjeku i dhunuar. U rrah nga pacienti, reagon Urdhri i Mjekut

Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:14
Operohet mjeku i dhunuar

Mjeku dermatolog nga Lezha, i cili u dëmtua fizikisht nga një pacient një ditë më parë, ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar, ndërkohë që i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kreu i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj ka vizituar mjekun dermatolog: “Ka pësuar frakturë në një pjesë të fytyrës, poshtë syrit dhe për shkak të pozicionit mund të kishte pasoja për jetën”.

Kreu i Urdhrit të Mjekut dënon këtë akt të shëmtuar ndaj mjekut, duke fajësuar edhe sistemin tonë shëndetësor për rastet e shpeshta të konflikteve ndërmjet mjekut dhe pacientit.

“Mangësitë e sistemit tonë shëndetësor nuk kanë pse t’i vuajnë mjekët. Nuk janë ata fajtorët e mangësive”, tha Brahimaj.

Mjeku dermatolog u godit një ditë më parë nga një pacient që ishte në gjendje të dehur dhe kërkonte shërbim shëndetësor ndërkohë që nuk kishte respektuar sistemin e referimit, duke marrë më parë rekomandimin nga mjeku i familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat