Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Elisa Spiropalin, burrin dhe vëllain

Shqipëria

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Elisa Spiropalin, burrin dhe vëllain

Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:18
Elisa Spiropali me bashkeshortin

Pak ditë më parë PD denoncoi publikisht me dokumente bashkëshortin e Elisa Spiropalit, sipas të cilave ky i fundit i kishte dhënë tenderë vëllait të saj teksa drejtonte Ujësjellësin e Fierit.

Referuar këtyre dyshimeve Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për Spiropalin, bashkëshortin dhe vëllain e saj, si persona që dyshohet se janë përfshirë në një skemë pastrimi parash.

Ngjarja u denoncua edhe më parë në media, ku sipas boledneës.al, bashkëshorti i Spiropalit i kishte dhënë më shumë se 350 mijë dollar tenderë vëllait të ish-drejtoreshësë së doganave. 

Pjesë nga publikimi në boldnews
Burime nga Akuza e kryeqytetit deklarojnë se prokurorët kanë marrë në dorë materialet e publikuara, nga ku rezultonte se kompania e regjistruar nga Enkli Spiropali ka fituar disa tendera në Ujësjellësin e Fierit, i cili drejtohej nga Salarjon Totaj, partneri dhe më pas bashkëshorti i ministres së Shtetit.

Prokuroria e Tiranës ka marrë edhe një informacion nga Prokuroria e Përgjithshme, deklarojnë të njëjtët burime.

Prokuroria e Tiranës është institucioni i dytë që nis veprimet proceduriale për rastin ‘Spiropali”. Disa ditë më parë, edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) njoftoi zyrtarisht se kishte nisur hetimin administrativ për pasuritë e ministres së Shtetit, si edhe familjarëve të saj.

Në një komunikim zyrtar, ILDKPKI njoftoi që një ditë pas publikimit të rastit, institucioni ka nisur procedurat verifikuese, për të konstatuar kushtet e mundshme të konfliktit të interesave, si edhe dyshimet mbi pastrim parash.

“Boldneës.al” publikoi rreth dy javë më parë një investigim të thelluar mbi kompaninë “Solomon”, të krijuar nga Enkli Spiropali, vëllai i ministres së Shtetit, në Gusht 2013, në kohën kur Partia Socialiste mori pushtetin.

Në Mars 2014, kompania ‘Solomon” e Spiropalit fitoi tenderin e parë në Ujësjellës-Kanalizime Fier, të drejtuar nga Salarjon Totaj, partneri i motrës së tij, ministres së sotme, në atë kohë Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Pasi fitoi këtë tender, me vlerë 6.6 milionë lekë të reja, Enkli Spiropali ia shet kompaninë Marjus Memushajt, kushëririt të dytë të Salarjon Totaj. Nën pronësinë e Memushajt, kompania “Solomon” fitoi edhe disa tenderë të tjerë në Ujësjellësin e Fierit, i cili drejtohej nga kuëshëriri i tij i dytë, Totaj.

Deri në Shtator të vitit 2016, kohë kur Salarjon Totaj u largua nga Ujësjellësi i Fierit, kompania ‘Solomon” fitoi disa tendera, me vlerë totale rreth 350 mijë dollarë amerikanë.

Paralel me tenderat e Ujësjellësit, ‘Solomon” fitoi edhe fonde publike nga Dogana e Fierit dhe e Vlorës, struktura nën varësinë direkte të Elisa Spiropalit në kohën e zhvillimit të procedurave të prokurimit publik.

Të dhënat krijojnë dyshime se kompania “Solomon” është përdorur si “mbulesë” për ndarjen e fondeve publike mes familjarëve Spiropali-Totaj. Gjithësesi, janë hetimet e Prokurorisë dhe të ILDKPKI-së që do të konstatojnë ligjërisht nëse ekzistojnë elementët e veprave penale që lidhen me të ardhurat, pasuritë dhe pastrimin e parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat