Fshatrat, pjesë e zhvillimit të turizmit për të arritur numrin e 10 milionë vizitorëve

Shqipëria

Fshatrat, pjesë e zhvillimit të turizmit për të arritur numrin e 10 milionë vizitorëve

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Eksportet bujqësore shqiptare kanë njohur një zhvillim pozitiv, ku vetëm gjatë 2018-ës, kanë kaluar barrierën e 300 mijë dollarëve.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga Libofsha e Fierit, duke shtuar se ritmi i rritjes ka qenë i kënaqshëm.

Vitin e shkuar ka qenë 14%, theksoi Kreu i Ekzekutivit duke shprehur besimin se do të vijohet me po të njëjtin ritëm.

Rama theksoi më tej se “nëse e kemi arritur një numër ambicioz turistësh thuajse 6 milionë vitin e shkuar, projeksioni është që të shkojmë në 10 milionë dhe ne duam që në këtë projeksion të përfshihet fshati, si një pjesë e zhvillimit të turizmit që deri tani nuk ka ekzistuar”.

”Ne kemi kaq shumë mundësi dhe potenciale, mjafton që të kemi sytë për të parë, të kemi mendjen për të imagjinuar dhe të kemi zemrën e fortë për të guxuar që të investojmë në këtë drejtim. Qeveria shqiptare do të jetë mbështetja e gjithë atyre që do ta marrin këtë guxim qoftë financiarisht, qoftë me asistencën teknike të Bashkive që janë gjithnjë e më të angazhuara”, vuri në dukje shefi i qeverisë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat