Çuçi viziton Pukën, njihet me planin e zhvillimit të mëtejshëm të zonës

Shqipëria

Çuçi viziton Pukën, njihet me planin e zhvillimit të mëtejshëm të zonës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 20:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj priti sot në një vizitë zyrtare ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi i cili fillimisht u njoh me transformimet e qytetit dhe planin për zhvillimin e mëtejshëm të zonës, teksa kreu i bashkisë i prezantoi ne terren nevojën për investimin madhor për lidhjen e dy rezervuarve dhe pastrimin e ujëmbledhësit të Kukajve, duke e dhuruar Pukës dhe vendit një tjetër zonë tërheqëse.

Bashkia e Pukës bën më dije se gjatë vizitës së tij, ministri Çuçi u ndal në Njësinë Administrative të Qelëzës dhe Gjonajt, duke u njohur nga afër me grupet e grave që veprojnë në këtë zonë, siç është qendra e përpunimit, grupi i grave bletare dhe gratë që kanë ngritur sera.

Ndalesa e radhës e ministrit Çuçi gjatë qëndrimit në Pukë ishte qendra komunitare “Sot për të ardhmen” ku grat e organizuar pranë kësaj shoqate kishin organizuar një panair të vogël me produkte tipike të zonës së Pukës.

Sipas baskisë, gjatë bashkëbisedimit me këto gra, ministri Çuçi premtoi mbështetjen e nismave të tilla në kuadër dhe të “Pukës turistike”.

Në mbyllje të qëndrimit në Pukë kreu i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi është njohur nga kryebashkiaku Gjonaj me planin strategjik për zhvillimin rural, çfarë ndikon dhe ne zhvillimin turistik të zonës, ndërsa u prezantua dhe Komisioni Lokal i Punësimit, një nisme kjo e veçantë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat