“Do ta djegim pushtetin tënd, do rrëzohesh me revolta si Gadafi”

Shqipëria

“Do ta djegim pushtetin tënd, do rrëzohesh me revolta si Gadafi”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 20:56
Rama dhe Gadaf

Ashtu si çdo ditë banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë dalë në protesta kundër projektit të Unazës së Madhe në kryeqytet, të shoqëruar po ashtu nga ish deputetët e opozitës.

Në fjalën e tij para qytetarëve protestues, ish deputeti i PD-së Klevis Balliu është shprehur se më 16 mars, kryeministri Rama do të largohet nga revolta qytetare, njëlloj si ish diktatori Gadafi.

Balliu: Qytetarë 16 marsi do të jetë një datë gjykim për pushtetin e Edi Ramës. Do shembim pushtetin e tij,  do ta djegim pushtetin e pashprese të Edi Ramës. I ftoj qytetarët që të vijnë te protesta për të shembur një regjim diktatorial që nuk i shërben qytetarëve po pushtetarëve.  Sot kam dëgjuar se pushteti i Edi Ramës nuk bie me protesta. Por kjo është revolte, dhe me revoltë janë shembur diktatorë si Gadafi. Janë shporrur dhe janë marrë zvarrë. Me 16 mars do ti japim atë që meriton qeverisë së Edi Ramës! 

Kujtojmë se lideri i Libisë u kap në vitin 2011. Pasi u rrah brutalisht u ekzekutua pak minuta më vonë me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat