Djegia e mandateve/ KQZ gati zëvendësimin e 6 deputetëve të PD e LSI-së. EMRAT

Shqipëria

Djegia e mandateve/ KQZ gati zëvendësimin e 6 deputetëve të PD e LSI-së. EMRAT

Më: 9 mars 2019 Në ora: 10:10
KQZ

Gjashtë deputete te rinj te opozites do ta marrin mandatin te henen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per te qene me pas pjese e Kuvendit te Shqiperise. 

Pas djegies se mandateve nga opozita, e teksa opozita e re ne Kuvend, numeron tashme 4 deputete te LSI-se, gjashte te tjere pritet te marrin mandatin, pasi kane dorezuar formularin e vetedeklarimit.

Kush priter te marrin mandatin 

EFTER NOVRUS MALIQI

MAJLINDA SKËNDER HALILAJ

EDIOLA PËRPARIM BRAHA

EDLIRA ADEM HYSENI

ELDA ARTAN HOTI

LIGORAQ JORGJI KARAMELO

Cilet deputete do te zevendesojne

Ne rend dite KQZ ka planifikuar per te henen keto zevendesime ne radhet e deputeteve:

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike e Shqiperise, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Astrit Veliaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhe, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Viktor Tushaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Durres, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Nora Malaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Vangjel Tavo.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Gent Strazimiri.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Klevis Balliu.

Ne rend dite eshte edhe verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat