Basha në Paskuqan/ Banorja i lutet t’i shkojë në shtëpi; Kryedemokrati: Hajde në protestë

Shqipëria

Basha në Paskuqan/ Banorja i lutet t’i shkojë në shtëpi; Kryedemokrati: Hajde në protestë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:44
Lulzim Basha dhe banorja e Paskuqanit

Kryetari demokrat Lulzim Basha po zhvillon një takim me banorë të Paskuqanit, bastion ky i PD-së. Basha u ka bërë thirrje banorëve që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.

Një banore e Paskuqanit, ka kërkuar të flasë më vete me kreun e PD-së, Lulzim Bashës për problemet e saj. Banorja tregoi se nuk merrte ndihmë ekonomike, pasi i thoshin se nuk e kishte përzgjedhur sistemi, se kishte shkollë e ambulancë afër ndërkohë që ajo jetonte në kushte të mjerueshme.

“Eja dhe shikoje shtëpinë ku jetoj unë. Eja dhe shikoje. Më kanë lënë 6 muaj pa drita me foshnjën e vogël, asnjë s’e ka vrarë mendjen të ma zgjidhë problemin”, iu lut ajo Bashës.

Ndërsa, pasi e ka dëgjuar, Basha i ka bërë thirrje, t’i bashkohet protestës së 16 marsit me të gjithë shqiptarët, se nuk kishte zgjidhje ndaj kësaj qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat