Përfshihen në flakë 2 hektarë pyje në Dibër

Shqipëria

Përfshihen në flakë 2 hektarë pyje në Dibër

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:15
Foto

Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në qarkun e Dibrës.

Në pushtetin e flakëve janë dy hektarë pyje në Qafë-Buall. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëset e bashkisë Klos dhe asaj Bulqizë.

Pavarësisht se zjarri është ne territorin e bashkisë Klos, në ndihmë ka shkuar edhe zjarrfikësja e Bulqizës. Ndërkohë kanë nisur menjëherë  hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, i cili po vijon të djegë një sasi të madhe pyjesh në Qafë Buall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat