Nis ndërhyrja emergjente për riparimin e skarpateve

Shqipëria

Nis ndërhyrja emergjente për riparimin e skarpateve

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:49
Belinda Balluku, tha se vëmendja kryesore te forcimi i sigurisë rrugore, për të eleminuar aksidentet

Ka nisur ndërhyrja emergjente për riparimin e skarpateve të malit përgjatë segmentit rrugor të Qafë- Thanës.

Rrëshqitja e dherave në këtë aks është bërë shpesh burim aksidentesh për automjetet që kalojnë në këtë rrugë, duke e futur segmentin në listën e pikave të rrezikshme.

“Është vlerësuar nga ana e konsulentëve se duhet të ndërhyhet në mënyrë që të bëhet një investim për mbrojtjen dhe përforcimin e kësaj skarpate me mure mbajtëse, të lartësisë nga 3 deri në 5 metra për një gjatësi gati 82 metra linear”.

Projekti për ndërhyrjen në këtë aks ka nisur në bazë të strategjisë kombëtare të sigurisë rrugore, e financuar nga Banka Botërore. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se vëmendja kryesore te forcimi i sigurisë rrugore, për të eleminuar aksidentet.

 “Ky është një aks i rrahur me problematikë të shtuar tek i cili ne sot po ndërhyjmë, por ashtu siç e kemi thënë dhe në inspektimet e mëparshme fokusi ynë është në sigurinë rrugore dhe ne nuk do të rreshtim pa zgjidhur të gjithë problematikën që sot hasim në akset rrugore”.

Ministria e Infrastrukturës është duke nisur ndërhyrjen në të gjitha akset kombëtare të cilat konsiderohen si “pika të rrezikshme” dhe janë burim aksidentesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat