Rikthehet e “Bukura e Adriatikut”

Shqipëria

Rikthehet e “Bukura e Adriatikut”

Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:22
Foto

Kroçera “E bukura e Adriatikut” është rikthyer në brigjet shqiptare, duke sjellë mjaft turistë belgë, francezë dhe zviceranë. Edhe këtë vit Shqipëria rekomandohet si një prej destinacioneve të pushimeve në Mesdhe. Kroçera “E Bukura e Adriatikut” pritet të kthehet edhe disa herë të tjera në Shqipëri.

Krocera “E Bukura e Adriatikut” u kthye sërish në brigjet shqiptare me 170 turistë nga Belgjika, Franca dhe Zvicra.

Të mbërritur nga Dubrovniku, të shtunën ata qëndruan në Vlorë, për të udhëtuar me tej drejt Sarandës ishujve greke e për të kthyer në Durrës.

Veç bregdetit udhëtojnë drejt Beratit, Krujës, apo parqeve arkeologjike të Butrintit e Apolonisë, ndërsa turistët që vijnë për herë të parë shprehin vlerësime për bukuritë e Shqipërisë.

"Jam për herë të parë këtu. Është shumë bukur".

Shqipëria edhe këtë vit rekomandohet si një prej destinacioneve të pushimeve në Mesdhe..

Operatorët turistikë vlerësojnë se vit pas viti gjejnë ndryshime pozitive.

Kroçera “La Belle De L’Adriatique” hapi sezonin turistik në Shqipëri. Ajo do të rikthehet edhe disa herë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat