Apeli i Tatimeve për bizneset: 30 marsi afati i fundit për tatim-fitimin! Por shmangni gjobën 10 %

Shqipëria

Apeli i Tatimeve për bizneset: 30 marsi afati i fundit për tatim-fitimin! Por shmangni gjobën 10 %

Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:49
Foto

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju sjell në vëmendje tatimpaguesve, se data 30 mars është afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019.

“Duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar, DPT i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve të kryhet brenda datës 29 mars.  Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin” njoftojnë Tatimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat