Protestë në qytezën e Këlcyrës kundër prishjes së objekteve

Shqipëria

Protestë në qytezën e Këlcyrës kundër prishjes së objekteve

Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:57
Pamje nga protesta

Disa dhjetëra banorë protestuan sot në qytezën e Këlcyrës në Jug të Shqipërisë ndaj planeve të autoriteteve për prishjen e rreth 27 objekteve ndërtimore.

Banorët kundërshtojnë vlerën e shpronësimeve dhe vetë projektin i cili sipas tyre është i panevojshëm dhe nuk është këshilluar me qytetarët.

Bashkia, nga ana tjetër, ka pohuar se vlerat e shpronësimeve përcaktohen nga ligji dhe projekti përfshin krijimin e hapësirave të gjelbra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat