Transferohet drejtori i policisë së Fierit, ja kush e zëvendëson

Shqipëria

Transferohet drejtori i policisë së Fierit, ja kush e zëvendëson

Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:07
Albert Nushi

Pas Vlorës, ndryshime edhe në policinë e Fierit. Drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, pas dy vitesh në këtë post u transferua nga detyra, duke u komanduar nëndrejtor për Rendin në Policinë e qytetit të Elbasanit.

Drejtimin e Policisë së Fierit e merr, Andon Duka, i cili mbante postin e zv.drejtorit të policisë në këtë qark.

Ndryshimet në Fier vinë pas protestave të tensionuara të opozitës në atë qytet.

Sakaq në Vlorë, kreu i policisë së këtij qyteti Gentian Shehaj është larguar nga detyra dhe është transferuar në Tiranë.

Ish-kreu i policisë së Vlorës është ngarkuar me një detyrë të re në Akademinë e Policisë. Shehaj drejtonte policinë e qytetit bregdetar nga viti 2017.

Burime të policisë së shtetit thanë se në vend të Shehajt në drejtimin e policisë së Vlorës është emëruar Artion Duka, ish-drejtues i forcës së posaçme operacionale në policinë e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat