Ish-presidenti: Donin të infiltronin individë jashtë policisë në protestë

Shqipëria

Ish-presidenti: Donin të infiltronin individë jashtë policisë në protestë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 21:51
Ish-presidenti Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur rreth protestave të opozitës së bashkuar, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Në studion e emisionit “Kjo Javë”, Nishani u shpreh se reagimi i policisë ndaj masës së protestuesve është një akt i rëndë penal.

 “Unë jam i bindur se do të vijë dita që ai akt do të hetohet. Unë kam qenë ministër i brendshëm në një moment delikat atë të pas zgjedhjeve të 2009. Të gjithë e mbajnë mend protestën që bënte opozita e asaj kohe, pushtet sot, para KQZ. I kemi parasysh si deputetët i hidheshin sipër policisë.

Atëherë është diskutuar gjatë dhe është marrë vendimi për tu mos u përdorur gazi lotsjellës. Policia ka një manual për shpërndarjen e protestave, ka forca të trajnuara, që nga elementët me ndikim emocional, te mbrojtja trupore makinat me ujë, izolimi i individëve që udhëheqin turmën. Dhe asnjë prej këtyre s’u respektua, po u shkua te neni i fundit”, tha Nishnai.

Nishani u shpreh më tej se ai zotëron informacion se ka pasur një tentativë për të infiltruar individë jashtë policisë së shtetit nën unifromën e policisë.

“Në informacionet e mia sot, brenda radhëve të policisë së shtetit, ka një situatë problematike. Në tërësi punonjësit e policisë që e ndjekin situatën politike, ka një dekurajim të madh nga mënyra se si pushteti po kërkon ta përdorë policinë e shtetit apo tentativë për të infiltruar edhe individë jashtë policisë së shtetit nën uniformën e policisë së shtetit.

Dhe ato koka të nxehta që tentojnë të bëjnë këto akte unë them të tërhiqen sa më parë sepse këto nuk kanë funksion as kur ka qenë diktatura dhe jo më tani kur pushteti është në prag të ndryshimit dhe të ndërrimit të poltronëve”, u shpreh ish-presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat