Negociata? Nishani: Mund të kërkohen palë përtej Presidentit Meta

Shqipëria

Negociata? Nishani: Mund të kërkohen palë përtej Presidentit Meta

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:54
Bujar Nishani

Bujar Nishani që ka mbajtur disa funksione të rëndësishme dhe ka qenë President i vendit deri në 2017-ën tha se për të dalë nga kriza politike ku jemi mund të ndërhyjnë grupime të PS-së. Edhe më herët është përmendur emri i Pandeli Majkos si Kryeministër i një qeverie tranzitore. Gjithsesi Nishani, i cili tashmë është Kryetar i Këshillit Kombëtar në PD, nuk dëshiroi të flasë për emra por tha se negociatorë mund të kërkohen përtej Presidentit Meta.

“Brenda PS ka institucione grupime e individë që mund të krijojnë besueshmërinë e një dialogu me opozitën. Nuk mendoj se presidenti është i panevojshëm, duke pasur parasysh eksperiencën time dhe krizën sot mund të kërkohen palë përtej Presidentit të Republikës”, tha Nishani gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Ai shpreson tek një zgjidhje politike, pasi jemi në pragun e një krize më të madhe institucionale e financiare.

“Presioni opozitar është duke u rritur nga dita në ditë. Ka një nerv të irrituar të opinioni publik dhe shpresoj që kryeministri si përgjegjësi kryesor, shpresoj të ketë informacionet e duhura dhe për problematika më kërcënuese në lidhje me stabilitetin e brendshëm shoqëror. Jemi në pragun e një krize problematike financiare”, vijoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat