Gjiknuri: Përfundojnë punimet për njërin krah të aksit Tiranë-Elbasan

Shqipëria

Gjiknuri: Përfundojnë punimet për njërin krah të aksit Tiranë-Elbasan

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:59
Tiranë-Elbasan

Ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri shkruan se njëri segment i aksi TEG-Tuneli i Kërrabës ka përfunduar, përkundër skepticizmit.

Reagimi i plotë i Gjiknurit: 

Siç njoftuam dy muaj më parë, përtej zërave skeptik, punimet për lidhjen e segmentit TEG-Tuneli i Kërrabës, në njërin krah kanë përfunduar. Tiranë-Elbasan ishte një ndër projektet e trashëguara më problematike. Në bashkëpunim të ngushtë me ARRSH, audituam kontratën, i referuam në organet e drejtësisë shkeljet e konstatuara, negociuam financimin e munguar dhe riçelëm kantierin për të mundësuar më në fund hapjen e njërit krah të rrugës për kalimin e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat