48 nga 107 gjyqtarë dhe prokurorë janë konfirmuar në detyrë

Shqipëria

48 nga 107 gjyqtarë dhe prokurorë janë konfirmuar në detyrë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Procesi i Vetingut synon pastrimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët nuk përmbushin funksionin e tyre ashtu siç duhet.

Ky proces është mjaft i lidhur me integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian , pasi nga ndërkombëtarët cilësohet si kryereforma e reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë. me qëllim anëtarësimin pranë familjes europiane.

Në rubrikën “60 sekonda”  të publikuar nga Kryeministri Edi Rama, bëhet me dije se deri tani kanë kaluar në sitën e vetingut 107 gjyqtarë dhe prokurorë nga të cilët 48 janë konfirmuar në detyre, 44 janë shkarkuar dhe për 15 të tjerë procesi është pushuar si pasojë e dorëheqjes së tyre.

Nga të dhënat e pasqyruar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) të gjithë gjyqtarët e shkarkuar nuk justifikonin dot pasuritë e tyre. Gjithashtu bëhet me dije se 13 prej subjekteve të shkarkuar që kanë ankimuar vendimin pranë Komisionit të Pavarur të Apelimit (KPA) rezultojnë se asnjë ankesë nuk është pranuar, duke çuar në shkarkimin e tyre përfundimtar. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat