Vodhi çantën me para, pranga 46-vjeçarit në Kurbin

Shqipëria

Vodhi çantën me para, pranga 46-vjeçarit në Kurbin

Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:29
Foto ilustruese

Ndalimi i shtetasit me iniciale B.A. nga Mitrovica ëhstë bërë nga policia e Kurbinit në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme.

Policia bën me dije se ky shtetas, në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë. Ndërkohë në momentin që 57 vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Uniformat blu në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat