Basha mbledh kryesinë: Largimi i Ramës, çështje e emergjencës kombëtare

Shqipëria

Basha mbledh kryesinë: Largimi i Ramës, çështje e emergjencës kombëtare

Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:43
Lulzim Basha

LAJME

Basha mbledh kryesinë: Largimi i Ramës, çështje e emergjencës kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 10 March 2019

Partia Demokratike mblodhi kryesinë nga ku nën drejtimin e Lulzim Bashës i gjithë fokusi ishte për organizimin e protestës së 16 Marsit.

Burime nga kjo mbledhje pohuan se kryedemokrati Basha ka kërkuar kontaktimin e sa më shumë njerëzve për të mbajtur lart frymën antiqeveri.

“Pjesëmarrja e 16 Marsit ta tejkalojë atë të 16 Shkurtit”. Kjo ka qenë kërkesa dhe porosia e Bashës për Kryesinë dhe kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

“Të bëjmë për vete elitën në çdo fushë. Gjithçka në funksion të aksionit politik dhe protestave”, është shprehur Basha, përcjell tch.

Po ashtu, të njëjtat burime pohojnë se kryetari i PD-së është shprehur se “largimi i Ramës është një çështje e emergjencës kombëtare. Në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi”.

Po në fjalën e tij, përpara kryesisë Lulzim Basha ka theksuar se “Shqipëria me Parlament monoparti dhe kriminelë si edhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat