E rëndë tragjedia në familjen shqiptare: Çifti i ri la jetime 4 vajzat e vogla

Shqipëria

E rëndë tragjedia në familjen shqiptare: Çifti i ri la jetime 4 vajzat e vogla

Më: 11 mars 2019 Në ora: 07:58
Gentian dhe Klodiana Karazajmi

E rëndë tragjedia që ka pllakosur familjen Karazajmi në Peshkopi, ku dy prindër të rinj në moshë, Gentian dhe Klodiana Karazajmi humbën jetën në një aksident me motor.

Gentiani 34-vjeçar dhe gruaja e tij Klodiana kanë lënë pas katër vajza të mitura, që do ta ndiejnë tërë jetën e tyre humbjen e prindërve. 

Pasojat e një aksidenti të tillë sikurse shihet, i kapërcejnë thjesht caqet e vdekjes: ato tashmë do të përjetohen nga 4 fëmijë që do të rriten pa nënë dhe baba në rrugët e panjohura të fatit

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi,  shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat