Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas të moshuarin me biçikletë, shoferi e çon në spital

Shqipëria

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas të moshuarin me biçikletë, shoferi e çon në spital

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:12
Foto

Një aksident rrugor ndodhi në qendër të qytetit të Korçës në zonën e quajtur Trekëndëshi. Një automjet përplasi një të moshuar me biçikletë, ngjarje e ndodhur rreth orës 09:45 në lagjen numër 3.

Personi me inicialet E.J, duke drejtuar mjetin tip "Hyndai", ka aksidentuar A.A, 72 vjeç, banues në Korçë, i cili është dërguar në Spital për trajtim mjekësor. Raportohet se i moshuari ka marrë dëmtime të mëdha në kokë si pasojë e përplasjes nga makina.

I moshuari është transportuar për në spital nga vetë drejtuesi i makinës, i cili e mori në automjet duke shpejtuar që 72-vjeçari të marrë ndihmën e parë.

Tashmë drejtuesi i automjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat