Kafexhiu i shokuar nga gjoba, Basha: Eja më 16 mars në Tiranë

Shqipëria

Kafexhiu i shokuar nga gjoba, Basha: Eja më 16 mars në Tiranë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:02
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Korçë, ku në takimet me qytetarët, njëri prej tyre është shprehur se: ”Zoti Basha, shihe: 5 ditë hapur kam, asnjë klient brenda, 500 mijë lekë gjobë”. Basha e lexoi publikisht shkresën e ardhur nga Tatimet dhe gjykata për kafexhiun, e cila ishte sa qesharake aq edhe trishtuese.

”Kjo që i ka ndodhur Donaldit, i ndodh shumicës së bizneseve të ndershme në vend. I ka vënë gjobë banda e Edi Ramës dhe thotë në shkresë se sipas vendimit hiç sipas numrit të protokollit. Pra, kemi shumë arsye për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie. Ju ftoj më datë 16 mars në Tiranë. Duke hequr këtë pengesë, këtë hajdut që i thotë vetes kryeministër, ne do t’i hapim rrugë një Shqipërie me taksa të ulta. Donaldi dhe bizneset e tjera nuk do të paguajnë më shumë 0.5% të xhiros vjetore, do të përjashtohet nga tvsha dhe nuk do të lejohet asnjë inspektor të terrorizojë biznesin e vogël”,-tha Basha.

Kreu i PD-së u takua me biznesin e vogël nga ku theksoi se heqja e taksës Rama mbi naftën do të rrisë fuqinë blerëse, do të rrisë të ardhurat e konsumatorit, do të shtojë të ardhurat tek biznesi i vogël dhe i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat