Protestat, Ruçi porosi deputetëve: Injoroni opozitën në seancën e 13 marsit!

Shqipëria

Protestat, Ruçi porosi deputetëve: Injoroni opozitën në seancën e 13 marsit!

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:05
Gramoz Ruçi

Një seancë plenare do të zhvillohet të mërkurën më 13 mars në Kuvend dhe pritet që opozita të nxjerrë sërish njerëzit e saj në sheshin para Parlamentit për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar aksionit opozitar, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, që u zhvillua sot me dyer të mbyllura, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë disa porosi për deputetët e majtë, raporton Gazeta Shqip.

Sipas tij, deputetët e PS duhet të injorojnë opozitën, që tashmë i ka dorëzuar mandatet.

“Të ketë prezencë në seancën plenare dhe disiplinë. Te mos ketë diskutime me objekt opozitën, por ligjet që do diskutohen në rend të ditës. Diskutimet të lidhen me nevojat e qytetarëve”, u tha Ruçi – deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat