EMRAT/ KQZ nis mbledhjen, ja deputetët që do marrin mandatin

Shqipëria

EMRAT/ KQZ nis mbledhjen, ja deputetët që do marrin mandatin

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen sot per t’i dhene mandatin sot 6 deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. 

Vendet e lëna bosh pas djegies së mandateve nga PD e LSI, do të plotësohen nga kandidatët e këtyre forcave politike, që pavarësisht vendimit politik, kanë vendosur të futen në Parlament.

Kështu, mandatin e ish-deputetit të PD-së, Astrit Veliaj, në Berat do ta marrë Lefter Maliqi, i cili në zgjedhje bëri fushatë për PS-në. Edhe dy kandidatë të tjerë në listat e PD-së do të pranojnë mandatet.

Ligoraq Karamelo do të marrë mandatin e ish-deputetit Klevis Balliu në Korçë, ndërkohë që Majlinda Halilaj do zëvendësojë ish-deputetin Gent Strazimiri.

KQZ-ja do t’u japë mandatin e deputetit edhe tre kandidatëve të LSI-së në Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër.

Kështu, mandatin e Viktor Tushajt do ta marrë Elda Hoti, Edlira Hyseni do të zëvendësojë ish-deputeten Nora Malaj, ndërsa Ediola Braha do plotësojë vakancën e krijuar nga largimi i Vangjel Tavos.

Kush pritet te marrin mandatin 

LEFTER NOVRUS MALIQI

MAJLINDA SKËNDER HALILAJ

EDIOLA PËRPARIM BRAHA

EDLIRA ADEM HYSENI

ELDA ARTAN HOTI

LIGORAQ JORGJI KARAMELO

Cilet deputete do te zevendesojne

Ne rend dite KQZ ka planifikuar keto zevendesime ne radhet e deputeteve:

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike e Shqiperise, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Astrit Veliaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhe, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Viktor Tushaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Durres, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Nora Malaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Vangjel Tavo.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Gent Strazimiri.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Klevis Balliu.

Ne rend dite eshte edhe verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Te lidhura

8 Marsi ndryshe i Vera Grabockës dhe Lindita Theodhorit, “vajzat” në prag të 70-ave që s’e njohin pensionin

“Ndal projekteve korruptive”, banorët e Këlcyrës protestë para Bashkisë

FOTO/ Motra nuk la mandatin, Kiri Hajdari në protestë. Pas fjalimit takoi Berishën dhe…

Foto e rrallë/ ish-kryeminstri feston 80-vjetorin, gazetari i bën urimin e veçantë: Kur mbante papion, mjekër dhe mustaqe…

Vendimi i Kushtetueses, pse deputetët e rinj rrezikojnë mandatin

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat