Kaosi në doganën e Morinës, proçedurat krijojnë radhë

Shqipëria

Kaosi në doganën e Morinës, proçedurat krijojnë radhë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 15:32
Foto

U bë kohë që në doganën e Morinës në kufi me Kosovën gjërat nuk shkojnë mirë. Procedurat doganore për shkak të fluskit të tregtarëve apo të udhëtarëve zgjasin në kohë dhe për pasojë në këtë pikë të kalimit kufitar çdo ditë ka radhë të gjata.

Dogana e Morinës është kthyer në makth për udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve. Procedurat doganore për mallrat drejt Kosoves po u shkaktojne probleme. Drejtuesit e kamioneve kalojnë orë të tëra në radhë në Morinë. Më pas po aq kohë u duhet në terminalin doganor të Kosovës në Prizren. ”Shumë vonesa rrimë me orë të tëra me raste, ka shumë vonesa, vetëm një korsi punon”.

Rreth dy muaj më parë në Durrës u përuruan zyrat doganore të Kosovës. Me kryeministrin Edi Rama ishte edhe ministri i Transporteve të Kosovës Fatmir Limaj. Procedurat do të kryheshin tek ajo zyrë, e me pas mallrat do te kalonin pa ndalese ne Morine deri ne destinacionin përfundimtar. Sipas drejtuesve të mjeteve nuk po funksionon si proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat