Milo: Në Shqipëri duhen zgjedhje të reja, kuvendi është përçudnuar

Shqipëria

Milo: Në Shqipëri duhen zgjedhje të reja, kuvendi është përçudnuar

Më: 11 mars 2019 Në ora: 23:10
Paskal Milo

Politikani i njohur Paskal Milo i ftuar në “360 Gradë” në Ora Neës, tha se Parlamenti aktual duhet të shkrihet dhe të shkohet në zgjedhje me një sistem tjetër elektoral.

Milo: Parlamenti shqiptar sot de jure është legjitim, por de facto është i përçudnuar. Ata deputetë që kanë pranuar të shkojnë atje në emër të legjitimitetit, në brendësi të ndërgjegjes së tyre ndihen jo komod përballë një opinioni që gjithmonë e më shumë po krijohet bindja se sa më shpejt të gjendet zgjidhja, aq më mirë është për Shqipërinë. 

Një Parlament i tillë me një përbërje të tillë duhet të zhbëhet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një sistem tjetër dhe me një ligj tjetër, nëse mendojmë për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat