Salianji bën bllofin e rradhës: Ja përgjimi i “bujshëm” bërë ndaj Lulzim Bashës

Shqipëria

Salianji bën bllofin e rradhës: Ja përgjimi i “bujshëm” bërë ndaj Lulzim Bashës

Më: 12 mars 2019 Në ora: 00:17
Ervin Salianji

Ervin Salianji u shfaq me një USB në dorë, në emisionin e Eni Vasilit.

Ai tha se Prokuroria dhe Policia janë duke mbajtur nën përgjim Lulzim Bashën.

Dhe prova që paraqiti ishte vërtet e bujshme.

Në të duket makina e Lulzim Bashës, dhe më pas ky i fundit që del nga selia e partisë.

Është një video që mund ta ketë bërë kushdo, edhe një kalimtar, dhe që vetëm për përgjim nuk bëhet fjalë.

Por Salianjit kjo nuk i bën përshtypje, pasi tashmë është mësuar me montime vidoesh, si në rastin e “Babales”.

Ajo që nuk kuptohet, është përse Basha përdor gjithmonë Salianjin, se nëse do t’ja linte dikujt tjetër, ndoshta këtë radhë mund të ishte më i besueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat