Banorët e Petro Ninit flasin pas lirimit nga policia: Unë 60 kg, më akuzojnë se kërcënova përmbaruesin 90 kg

Shqipëria

Banorët e Petro Ninit flasin pas lirimit nga policia: Unë 60 kg, më akuzojnë se kërcënova përmbaruesin 90 kg

Më: 12 mars 2019 Në ora: 00:29

Situata në banesën te "Petro Nini" ka vijuar e tensionuar deri në mbrëmje edhe pse forcat policore dhe përmbaruesit janë larguar.

Gazetari Besar Bajraktari  nga në një komunikim me banorët ka mësuar se ata janë të frikësuar për një rikthim të tyre gjatë natës. Ay ka mbetur ende një fadromë e firmës që do të kryejë punimet.

Ndërkohë janë shoqëruar në komisariatin numër 2 tre prej familjarëve të objektit dhe janë liruar në orët e mbrëmjes.

Për Ora News ata u shprehën: "Mua më shoqëruan se po thoja për këtë zonjën këtu që lëreni të mbrojë shtëpinë. Kaq. Kjo është taktika që përdori policia për të pakësuar rezistencën këtu. Kjo është filozofia, të heqim atë që reziston më fort. Na mbajtën 10 orë.Përmbaruesi kishte thënë se kërcënuam përmbaruesin me veze, si mund ta kërcënoj unë jam 60 kg, ai 90?"

Ndërkohë një nga banoret protestuese ka qenë pjesë e forcave të policisë.  Ajo është takuar me drejtuesit ku i është komunikuar pezullimi i përkohshëm.

Po kështu u njoftua dhe shkarkimi i drejtorit të policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat