Protesta e 16 shkurtit, Florenc Hoxha dhe 18 të tjerë kërkojnë lirinë në Apel

Shqipëria

Protesta e 16 shkurtit, Florenc Hoxha dhe 18 të tjerë kërkojnë lirinë në Apel

Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:18
Foto

Po zhvillohet në Gjykatën e Apelit seanca për masën e rivlerësimit për 19 të arrestuarit e protestës së opozitës në 16 shkurt.

Gjykata e Shkallës së Para la në burg 6 nga të arrestuarit, mes tyre edhe ish-kruen e INUV Florenc Hoxha.

Ndërkohë 7 të tjerë u lanë në "arrest shtëpie" dhe  6 te tjerë në "detyrim paraqitje".

"Arrest me burg" u dha për Florenc Hoxhën, Ilir Hamedanin, Resul Dacin, Sajmir Rexhepin, Agim Peposhin dhe Ferit Dankshin.

Në "arrest shtëpie" u lanë Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Nasigjini, Festim Taku, Edjon Dine, Velion Tuci dhe David Linati.

Ndërsa masa ‘detyrim paraqitje’ u dha për Suzana Dimushin, Luftar Jakupin, Pëllumb Shelnën, Mitat Fierakun, Shpresa Linin dhe Hasan Jakupin.

Prokuroria ka ngritur akuzën ndaj tyre për veprën penale të ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’, ‘goditje për shkak të detyrës’, ‘shkatërrim i pronës’ dhe ' prishje të rendit publik'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat