Borchardt: T'i jepet fund shit-blerjes së votave. Duhet dialog për reformën zgjedhore

Shqipëria

Borchardt: T'i jepet fund shit-blerjes së votave. Duhet dialog për reformën zgjedhore

Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:40
Bernd Borchardt

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt ka bërë thirrje që palët politike të bëjnë përpjekje dhe ti japin fund fenomenit të shit-blerjes së votave.

Gjatë aktivitetit për nënshkrimin e marrëveshjes mes prezencës së OSBE, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshmë, kreu i prezencës së OSBE tha se "shit-blerja e votës minon besimin e qytetarëve te zgjedhjet".

Sa i përket situatës politike, Borchardt tha se parlamenti është legjitim.

Borchardt: Reforma zgjedhore kërkon 84 vota. Nuk e di nëse ata që janë futur në parlament janë në favor të reformës, por votimi i tyre është i ligjshëm nga pikëpamja juridike. OSBE rekomandon dialog për reformën zgjedhore.

Në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, ambasadori u shpreh: "Në dijeninë time nuk është marrë ende vendim nëse opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, por sigurisht inkurajojmë hyrjen në zgjedhje."

Për opozitën e re, Borchardt tha se anëtarët e Parlamentit në çdo vend të botës janë të lirë dhe kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të jenë pjesë e parlamentit apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat