Rama: Pedagogët frikë nga vettingu, kanë bllokuar Paktin për Universitetin

Shqipëria

Rama: Pedagogët frikë nga vettingu, kanë bllokuar Paktin për Universitetin

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:25
Edi Rama

Pakti për Universitetet i lindur pas protestave të studentëve ka mbetur në vend numëro. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar pedagogët se e kanë bllokuar procesin, dhe shkak sipas tij është frika nga vettingu. Sa i përket punësimit të ekselentëve, ai shprehet se kjo është shenjë e shkëputjes së administratës nga politika

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar me studentët e ekselencës ka akuzuar pedagogët se kanë bllokuar zbatimin e projektit Pakti me Universitetet të nisur pas protestës së studentëve. Sipas tij, shkaku është frika nga vettingu.

Punësimin e 373 të rinjve ekselentë në administratë, kreu i qeverisë Edi Rama e shikon si një moment të rëndësishëm ndryshimi, pasi sipas tij frenon edhe punësimet politike apo të paaftët.

Menjëherë pas takimit të Kryeministrit me të rinjtë e punësuar ka reaguar edhe kreu i të rinjve demokrat.

Belind Këlliçi akuzon qeverinë se po mashtron në lidhje me punësimet pasi për njërën nga vajzat ekselente Enkelejda Shala, Këlliçi tregon se është punësuar që në vitin 2016 nga Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat