Dogjën dhjetëra hektarë tokë, tre të proceduar në Fier

Shqipëria

Dogjën dhjetëra hektarë tokë, tre të proceduar në Fier

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:45
Foto

Tre persona janë proceduar penalisht si autorë të zjarreve të rëna gjatë ditëve të fundit në qarkun e Fierit.

Konkretisht u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

K.S, 28 vjeç, banues në Levan, autori i dyshuar i djegies së 35 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit G.B.

A.M, 56 vjeç, banues në Greshicë, i cili akuzohet se është autori i djegies së 7 hektarëve tokë dhe 30 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit S.M.

Gjithashtu, policia ka proceduar shtetasin A.K, 44 vjeç, banues në Ardenicë, pasi dyshohet se është autori i djegies së 10 rrënjëve ullinj shumëvjeçar, pronë e Manastirit të Ardenicës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnje për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat