Basha në Urën Vajgurore: Investimet publike në krizë totale

Shqipëria

Basha në Urën Vajgurore: Investimet publike në krizë totale

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:13
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në Urën Vajgurore për të zhvilluar takimet e tij me qytetarët që zotërojnë bisnese të vogla.

“Siç e shikoni edhe vetë është gjithë ky mall, nuk qarkullon. Fuqia blerëse ka rënë. Taksat janë rritur. Taksat mbi ndërtesën, u shtua edhe taksat për shtëpitë tani. Taksa mbi truallin. Taksa mbi tokën bujqësore. Është një krizë totale. Fermerët kanë braktisur tokat, kanë ikur dhe emigruar. Çdo ditë biznesi bëhet shumë më i vështirë. Kam paguar taksat rregullisht. Fuqia blerëse ka rënë 95% nuk e beson… fuqia blerëse ka rënë gjithandej. Në të gjithë Beratin mund të jenë 5 ose 6 biznese. Të tjerat janë të falimentuara, të mbaruara. Ky është kolaps. Nuk e di se si do shkojë e se si do shtyhemi. Qeveria duhet të marrë masa urgjente për biznesin, për fermerët. Nafta është rritur. Ç’të të them, është lemeri e madhe gjithandej. Kompani të vogla ndërtimi që ndërtojnë shtëpi, kapanone, riparime, ristrukturime ka falimentuar. Zona sa vjen e bëhet më e varfër dhe vlera e pronës ka rënë. Kjo është një krizë totale. Presim që me ardhjen tuaj gjerat të ndryshojnë dhe taksat të ulen. Tatim fitimi të jetë goxha i ulët. Në dyqan kam miliona lek mall dhe nuk e di se çfarë do të bëhet”,shprehet njëri prej tregëtarëve.

“Gjendja në Urën Vajgurore përfaqëson gjendjen e biznesit në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk ka kthyer as 1/10 e taksave që ka marrë tek njerëzit dhe ekonomia. Investimet publike janë në krizë totale, subvencionet për fermerët janë zero. Mbështetja me investime infrastruktorore për uljen e kostos së prodhimit, duke ulur koston e transportit janë në rekordet më të ulkëta historike të 28 viteve. Kurrë nuk është investuar më pak se tani për rrugë, kanalizime, ujësjellës, energji apo për teknologjinë e informacionit. Ku kanë shkuar këto para? Ku kanë shkuar 1.9 miliard euro taksa më shumë që u ka marrë qytetarëve? Ku kanë shkuar qindra milionë euro më shumë që mblidhen çdo muaj vetëm nga 300 lekeshi që ka vendosurmbi karburantin e ashtuquajtur taksë e qarkullimit. Këto para shkojnë në duart e 5 personave. Ata njerëz kanë fituar PPP, koncesione dhe gara të dyshimta me kompani të regjistruara brenda natës. Mbrëmë ka regjistruar kompaninë, sot fitojnë 20 milionë euro. Këto para ua marrin pikë pikë qytetarëve dhe biznesit”, shprehet Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat