Demiraj: Qeveria është kapur me "presh në duar" me qindra raste

Shqipëria

Demiraj: Qeveria është kapur me "presh në duar" me qindra raste

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:45
Dritan Demiraj

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i ftuar në studion e Ora News, tha se qeveria është kapur me qindra raste me "presh në duar", ndërsa shtoi se kriza aktuale politike ka ardhur për shkak të arrogancës së mazhorancës.

Demiraj: Jemi në një ngërç politik që ka ardhur për shkak të arrogancës së tejskajshme të mazhorancës, e cila prej muajsh nuk e ka llogaritur opozitën. Prej 6 vitesh në pushtet, qeveria Rama është kapur me "presh në duar" në qindra raste. Nëse kthemi pak mbrapa në vitin 2017, u mor në konsideratë nga faktori evropian dhe amerikanë, e cila detyroi zt. Basha, që të ulet në një marrëveshje me zt. Rama. Ajo marrëveshje nuk është zbatuar në asnjë pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat