Rama reagon pas përplasjes te “Petro Nini”: Policia si trup pa kokë, do më kërkoni kur të mos më keni, por…

Shqipëria

Rama reagon pas përplasjes te “Petro Nini”: Policia si trup pa kokë, do më kërkoni kur të mos më keni, por…

Më: 12 mars 2019 Në ora: 18:21
Kryeministri Edi Rama

Kreu i qeverisë ka reaguar sot për përplasjen e disa banorëve me policinë tek “Petro Nini”, një ditë më parë për pronën në të cilën banojnë.

Edi Rama në një komunikim në Facebook, tha se i pa ato skena, dhe se është njohur me rastin edhe më herët, ndërsa ka mësuar se ata banorë me vendim gjykate e kanë humbur shtëpinë, ndërsa shprehu keqardhje për pamjet irrituese.

“Jam informuar në detaje lidhur me atë histori që dhe për mua me aq sa mund atë shoh ishte irrituese. Kohë më parë ata më kanë informuar se janë në konflikt me ata persona, të zotët e kanë humbur shtëpinë me vendim gjykate, të drejtën për të vazhduar dhe për të qëndruar në atë banesë.

A është i drejtë vendimi?

E kam thënë shpesh që ato vendime nuk ka asgjë që i zhbën.

Por mund ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të drejtë, por s’mund të bëjë gjykatësin me vendimet e gjykatës këtë nuk mund ta bëjë qeveria.

Kur përmbarimi kërkon policinë, policia është e detyruar ta mbështesë. Policia dje zbatoi ligjin, por siç e  analizoi ministri i brendshëm, sjellja e saj nuk ishte as dinjitoze as efikase dhe pse u thirr nga përmbarimi.

Si përfundim u krijuar skena të pakëndshme me trupa që u shtinë përtokë dhe policia që nuk dinte ç’të bënte dhe sillej si trup pa kokë.

Policia duhet të jetë më mendje dhe me zemër në lartësinë e publikut, siç tha se mininstri i brendshëm.

Duhet të jetë një mësim për policinë, dhe për popullin për sa i përket anës së porataleve, që rëndomë luajnë me ndjenjat tuaja.

Bashkia i ka ofruar banesë sociale, e cila ka ndërtuar edhe një shtese në këtë banesë… kjo për të kujtuar se çfarë kanë bërë me vite ata që kanë qeverisur”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

“Qeveria i ka veshët dhe sytë katër për të të dëgjuar ty dhe njerëzit e këtij vendi. Në këtë kuadër futen dhe përpjekjet e mia për të komentuar në këtë faqe, ku preferoj të jem aktiv sepse komunikimi i drejtpërdrejte me njerëz të zakonshëm është i nevojshëm.

Kur të mos më keni do më kërkoni por deri atëherë do yhyyy. Megjithatë rëndësi ka të na bashkojë qëllimi i mirë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat