Bashkia e Korçës ka e reaguar pas akuzave të degës së PD-së në këtë qytet, e cila publikoi një dokument ku pretendonte se kryebashkiaku Sotiraq Filo kishte miratuar vendin e depozitimit të mbetjeve nga TEC-i.
Duke e cilësuar një përjepje të dëshpëruar të PD-së para zgjedhjeve lokale të qershorit, Bashkia e Korçës thotë se dokumenti në fjalë është një përgjigje që bashkia i drejtonte një kompanie e cila kishte pyetur bashkinë se ku është vendi i caktuar për depozitimin e mbetjeve.
Bashkia e Korçës thotë se i ka thënë disa herë "JO" ndërtimit të një TEC-i që nuk sjell asnjë përfitim mjedisor për qytetin e Korçës.