Felaj: Protestat dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, jo të rastësishme

Shqipëria

Felaj: Protestat dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, jo të rastësishme

Më: 12 mars 2019 Në ora: 21:37
Ermonela Felaj

Deputetja socialiste, Ermonela Felaj e ftuar në "Tempora", u shpreh se protestat e opozitës nuk janë të rastësishme.

Felaj: E gjitha kjo që po ndodh natyrisht i ka bërë dëm Shqipërisë, sepse kemi bërë hapa të rëndësishëm. Shqipëria pret të hapen negociatat në qershor dhe sigurisht kjo nuk është e rastësishme që dy-tre muaj para negociatave, vendi të përfshihet në të ashtuquajtura popullore, që në fakt nuk janë të tilla, sepse nëse do të ishte miting popullor nuk do të kishte orare. Këto protesta po bëhen me zyrtar të bashkive. Takimet e kryeministrit janë bërë jo në oraret e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat