Ardi Veliu merr si këshilltar drejtorin e shkarkuar pas përplasjes tek Petro Nini

Shqipëria

Ardi Veliu merr si këshilltar drejtorin e shkarkuar pas përplasjes tek Petro Nini

Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:23
Ardi Veliu

Ish-drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skenderi i cili u shkarkua nga detyra pas përplasjes së policisë me banorët tek prona pranë shkollës Petro Nini, ka marrë një post të ri në polici.

Mësohet se Skenderi është transferuar me detyrë në drejtorinë e përgjithshme të policisë.

Sipas burimeve të policisë, ish drejtori i Tiranës ka nisur punë prej të hënës së kësaj jave si këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat