Dëbora, ARRSH: Kalimi në akset kryesore rrugore sot

Shqipëria

Dëbora, ARRSH: Kalimi në akset kryesore rrugore sot

Më: 13 mars 2019 Në ora: 08:36
Shqipëri

ARRSH njoftoi sot se po vazhdon puna për mirëmbajtjen dimërore me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit).

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhir vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit). Vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori.

Në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat