Rama: Maqedonia e Veriut shtet mik i pazëvendësueshëm - Bota Sot
Rama: Maqedonia e Veriut shtet mik i pazëvendësueshëm

Shqipëria

Rama: Maqedonia e Veriut shtet mik i pazëvendësueshëm

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:59
Edi Rama dhe Zoran Zaev

Një shtet mik dhe strategjikisht i pazëvendësueshëm e ka cilësuar kryeministri Rama, Republikën e Maqedonisë së Veriut, në konferencën e përbashkët për mediet pas takimit me homologun Zoran Zaev i cili po qëndron për një vizitë njëditore në Tiranë.

Rama theksoi se kjo vizitë vjen në momentin e një arritjeje madhështore historike, siç e cilësoi marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut si dhe nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO.

“Vini në Tiranë pas një arritjeje historike madhështore që është frut i lidershipit tuaj dhe i lidershipit të mikut tonë të përbashkët, kryeministrit Cipras, marrëveshjes së Prespës e cila i dha fund një ngërçi shumëvjeçar, hapi rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe çliroi energjinë e madhe pozitive për ecurinë  e mëtejshme në rrugën e përbashkët të integrimit në BE”, theksoi Rama, duke shprehur kënaqësinë që Shqipëria si i takonte ishte ndër të parat që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Për ne Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është thjesht një vend fqinj, por një shtet mik dhe strategjikisht i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm, marrëdhëniet me të cilin kultivohen tanimë përmes parimeve dhe vlerave më të mira që na bashkojnë si dy vende që i përkasin Europës dhe që do të jenë së bashku në tryezën e familjes europiane”, theksoi kryeministri Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...