Mbledhja e përbashkët, Rama: Shpenzimet i paguan Maqedonia e Veriut

Shqipëria

Mbledhja e përbashkët, Rama: Shpenzimet i paguan Maqedonia e Veriut

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:14
Edi Rama

Në konferencën e përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është kuptuar edhe koha se kur do të mbahet mbledhja e dytë mes qeverive të dy vendeve.

Fillimisht, ka qenë Rama ai që me nota humori tha se po presin ftesën për mbledhjet e dytë dhe se Maqedonia e Veriut do të paguajë shpenzimet e drekës.

“Ne organizuam përpara 15 muajsh mbledhjen e dy qeverive dhe ka ardhur koha të përgatitemi për të dytën.Natyrisht duke pritur ftesën zyrtare, sepse jeni ju që duhet të na mirëprisni dhe jeni ju qe duhet të paguani shpenzimet e drekës.Besoj që do keni dakordësi të plotë mes partive të koalicionit për të ndarë shpenzimet”, deklaroi Rama.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Zaev që tha se mbledhja do të mbahet pas zgjedhjeve në vendin e tij dhe atyre në Shqipëri.

“Mbledhja do të mbahet në verë, pra pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe atyre lokale që mbahen në Shqipëri”, njoftoi Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat