Profili/ Kush është Nimet Musaj? Nga aksioner i “Bingove”, te kandidimi me çamët e PDIU

Shqipëria

Profili/ Kush është Nimet Musaj? Nga aksioner i “Bingove”, te kandidimi me çamët e PDIU

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:29
Nimet Musaj

Një tjetër kandidat i LSI-së nuk i është bindur vendimin e partisë për të djegur mandatin.

 

Sot në KQZ ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit Nimet Musaj, kandidati i katërt në listën e LSI-së në Qarkun e Fierit.

LSI në Fier fitoi dy mandate, atë të Petrit Vasilit dhe të Robert Bitrit. Por deputeti Bitri u largua nga LSI dhe është bashkuar me maxhorancën që para djegies së mandateve.

Ndërkohë mandati i Vasilit pritet ti kalojë Nimet Musajt.

Kush është Nimet Musaj?

Sipas CV-së zyrare të dorëzuar në KQZ, Nimet Musaj është bashkuar me LSI-në në vitin 2015.

Musaj ka qenë anëtar i partisë çame (PDI).  Në vitin  2007 deri në vitin 2011, ai shkruan në CV se ka qenë kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PDI-së, në Patos të Fierit.

Nimet Musaj në vitin 2009 ka kandiduar për herë të parë për deputet me Partinë Drejtësi Integrim me kryetarë në atë kohë, Tahir Muhedinin.

Në atë periudhë PDI nuk ishte bashkuar me forcën politike që drejtohej nga Shpëtim Idrizi, me inicialet (PDU).  Shkrirja e dy partive pra PDI dhe PDU, formoi në vitin 2011, Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU).

Nimet Musaj, në vitin 2013 ai ka kandiduar me partinë rivale të Shpëtim Idrizit, pra Aleacën Popullore, partia e ‘fraksion’ e çamëve.
Aleanca Popullore ka patur në vitin 2013, kryetar Artur Dojakën, forcë politike që ishte në koalicion me PS-në.

Ndërkohë që në vitin 2011-2015 ai shkruan se është kthyer sërish tek PDIU dhe ka qenë kryetar i Grupit të Këshilltarëve të kësaj force politike në Bashkinë Fier.

Nimet Musaj në vitin 2015, ka kaluar me LSI-në, ku ka drejtuar Këshilltarët e Bashkisë së Fierit.

Nga 2016 e në vazhdim shkruan Nimet Musaj ka është anëtar i Komitetit Drejtues të LSI-së.

Arsimimi

Kandidati i LSI-së në qarkun e Fierit që pritet të marrë manadatin e deputetit, ka mbaraur shkollën e mesme në vitin 1978, në Patos.

Ai shkraun se në vitin 1980-1982 ka mbaruar sërish shkollën e Mesme Mekanike me Ekuivalencë, në Patos.

Ndërkohë që në vitin 2005-2009 ka mbaruar Arsimin e Lartë në Universitetin e Vlorës, në Administrim Biznes.

Eksperienca
Numet Musaj thekson në CV e tij se është administrator i një shoqërie të fabrikimit të këpucëve.

Ndërkohë që në vitin 1995 deri në 2000 ka qenë aksioner i lojrave të Fatit “Bingo”.

Ka ushtruar aktivitet si tregar dhe si ekonomist në maganizat e Patosit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat