Në 5 mars betohej se do rrëzonte Ramën, sot betohet për të shpëtuar “kokën” e Ramës - Bota Sot
Në 5 mars betohej se do rrëzonte Ramën, sot betohet për të shpëtuar “kokën” e Ramës

Shqipëria

Në 5 mars betohej se do rrëzonte Ramën, sot betohet për të shpëtuar “kokën” e Ramës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:14
Alban Zeneli

Alban Zeneli, kandidat i PD në zgjedhjet e 2017-ës në Kukës, është një ndër 7 deputetët që sot mori mandatin në parlament. Mes shumë kandidatëve që pranuan të dalin kundër vendimit politik të opozitës, Zeneli është rasti më ekzemplar.

Në protestën e opozitës më datën 5 mars para Kuvendit, Zeneli ishte ndër oratorët më aktiv. Ai mori mikrofonin dhe deklaroi para demokratëve se nuk kishte për të pranuar asnjë herë mandatin. Madje shau edhe kandidatët e tjerë që pranuan diçka të tillë duke i cilësuar të blerë, të shitur dhe tradhtar të idealeve të PD dhe të opozitës.

Foli më ashpër se gjithë deputetët e tjerë të PD-së dhe u betua se së bashku me demokratët e Kukësit dhe gjithë Shqipërisë do të rrëzonte Edi Ramën në pushtet.

Por premtimi i tij nuk zgjati më shumë se 5 ditë. Në datën 10 pranoi se do të merrte mandatin dhe fiku telefonin për gjithë votuesit që i kërkonin llogari. Sot  Zeneli qëndron në parlament duke u mbrojtur me tezën se aty mund t’i mbrojë më mirë interesat e qytetarëve që e kanë votuar.

“Më 5 mars kam thënë që qeveria Rama duhet të ikë një orë e më përpara. Nuk i heq asnjë presje atij mendimi. Kam thënë që mandati nuk është i imi dhe as i zotit Noka, por i qytetarëve. Prap nuk kam ndryshuar mendim. Mandati është i qytetarëve që më kanë votuar edhe mua dhe zotin Noka. I vetmi ndryshim është se unë mendoj se: Interesat e qytetarëve që na kanë votuar, unë si Alban mund t’i mbroj më mirë brenda Parlamentit shqiptar me statusin e Parlamentit, sesa në rrugë. Jetojmë në një sistem tjetër, ku shqyqyr Zotit duhet të kemi mendim ndryshe. E para ne jemi njerëz, shyqyr që jemi njerëz dhe ndryshojmë. Jam konsultuar me miqtë e mi dhe votuesit e mi. Gjicin nuk e kam konstatuar në asnjë rast”, u shpreh Zeneli.

Ky është transformimi më skandaloz i një personi që pretendon se është politikan karriere. Në datën 5 betohej se do të “rrëzonte Edi Ramën nga pushteti”. Ndërsa sot betua në Kuvend për të shpëtuar “kokën” e Ramës dhe qeverinë nga rrëzimi.

Në mënyrën më flagrante dhe tallëse për votuesit dhe opinionin deputetët të tillë kanë nisur ta quajnë veten opozitarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...