Buxheti për Bashkinë e Skraparit është zhbllokuar.
Lajmi u dha nga kryebashkiaku Nesim Spahiu në një postim në Facebook.
Ai shkroi se situata e Buxhetit për vitin 2019 mori zgjidhje.
Buxheti i bashkisë së Skraparit nuk u miratuar në dhjetor për shkak të votës kundër nga këshilltarët e majtë.
Postimi i plotë
Të nderuar banorë të Skraparit!
Më lejoni të ndaj me ju, lajmin e mirë se situata e Buxhetit për vitin 2019 për Bashkinë tonë mori një zgjidhje. Duam të falenderojmë edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që më në fund, mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik të vitit paraardhës duke respektuar ligjin.
Mirënjohje dhe Falenderim ndaj çdo banori të Skraparit që na ka përkrahur e mirëkuptuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Kryetari i Bashkisë Skrapar
Nesim Spahiu