Kreu i PD në Fier: Arrestohet ish-futbollisti...qyteti në shtetrrethim nga policia

Shqipëria

Kreu i PD në Fier: Arrestohet ish-futbollisti...qyteti në shtetrrethim nga policia

Më: 13 mars 2019 Në ora: 18:17
Luan Baçi

Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi tha para gjykatës së qytetit, se një tjetër person është arrestuar në lidhje me protestën e së shtunës së shkuar kundër kryeministrit Edi Rama. Ai tha se qyteti është kthyer në shtetrrethim nga policia në përpjekje për të trembur qytetarët për protestën e së shtunës.

Luan Baçi: Para se të fillonte seanca, këta kanë vazhduar me arrestime të tjera. Është arrestuar një qytetar tjetër i Fierit, ish-futbollisti i njohur fierak, Pandeli Tole. E arrestuan sot pasi është edhe kryetar i grup-seksioni. Fieri ka rreth një javë i vendosur në shtetrrethim. 

Sot nuk lejoheshin për të hyrë as në makinë në rrugët dytësore. Një ndalim i tillë nuk është vënë re ndonjëherë në Gjykatën e Fierit as kur kanë sjellë vrasës. Nuk e besoj dot këtë terror që u bëhet qytetarëve fierakë, pas ardhjes së kryeministrit. Është një metodë për t'i trembur qytetarët fierakë. Seanca e sotme tregoi që gjithë kjo reprezalje që po bëjnë. Është protesta e 16 shkurtit për ta sfumuar sa më shumë. Protesta e 16 shkurtit do të jetë më e madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat