Lehtësitë fiskale, nxitje për investime të reja

Shqipëria

Lehtësitë fiskale, nxitje për investime të reja

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:23
Elton Haxhi

Lehtësitë që përfitojnë bizneset nga paketa fiskale e vitit 2019 po shërbejnë si nxitje për të rritur investimet e reja.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi vizitoi mjediset e një biznesi në Tiranë, i cili ka përfituar së fundmi nga lehtësitë fiskale të parashikuara në Paketën Fiskale 2019.

Në këtë vizitë ai shoqërohej nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, Dionis Imeraj.

Drejtuesit e subjektit “Ivodent”, i cili operon në fushën e shëndetësisë, teknikave e materialeve që lidhen me to, si dhe në ofrimin e kurseve të formimit profesional për studentët e huaj dhe shqiptarë, vlerësuan masat që ka ndërmarrë qeveria për të lehtësuar barrën fiskale, gjë e cila do t’i ndihmojë ata që të vijojnë me shtimin e investimeve dhe rritjen e kapaciteteve pritëse për studentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat