Petrit Vasili: Amerika i vë vulen shitblerjes së votës

Shqipëria

Petrit Vasili: Amerika i vë vulen shitblerjes së votës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 20:21
Petrit Vasili

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri, kritikon qeverinë “Rama”. Në një reagim fill pas publikimit të raportit, ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se DASH foli qartë për çëshjten e zgjedhjeve, sipas tij të vjedhura nga qeveria Rama.

Vasili shprehet se në bazë të këtij raporti, qeveria ”Rama 2”, del e jashtëligjshme, ndaj dhe bën thirrjen për rrëzimin e qeverisë.

”Amerika i vë vulën shitblerjes së votës. Departamanti Amerikan i Shtetit foli qartë se zgjedhjet e 2017 ishin: Shitblerje vote dhe presion. Nga shitblerja e votës u zgjodh Edi Rama, kjo qeveri dhe deputetët që ndërtuan kapjen e shtetit. Ndaj Edi Rama dhe qeveria janë të jashtligjshme. Rrëzimi i tyre është shpëtimi i demokracisë dhe i qytetarëve’‘,-shkruan Vasili në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat