Shkon në gjykatë dosja e nuses që helmoi vjehrrën

Shqipëria

Shkon në gjykatë dosja e nuses që helmoi vjehrrën

Më: 13 mars 2019 Në ora: 20:34
Foto

Shkon në gjykatë dosja e nuses që vrau vjehrrën pas ii hodhi fostoksinë në lëngun e portokallit. 

Marjana Cmeta akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare parashikuar nga  neni 79/c i Kodit Penal. 

Ndërkohë në gjykatë për akuzën e moskallëzim krimit do të shkojnë dhe Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës. Ata akuzohen se kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Vrasja e Lirije Lamit më 30 prill 2017në Kamëz, është pranuar me gojën e saj nga nusja 21-vjeçare, Marjana Cmeta

Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin. Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami. Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës kanë rënë në pranga, pasi nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë, ndaj dhe tani do të duhet të vuajnë dënimin, së bashku me të afërmin e Agimit, i cili ka qenë në dijeni të videos.

Ora News siguroi videon e rrëfimit të 21-vjeçares

Prokurori për Krimet e Rënda, Besnik Muçi pasi kreu hetimet dërgoi dosjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Nusja 21 vjeçare u hetua në gjëndje arresti me burg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat