Vizë në SHBA? Ambasada jep një këshillë të rëndësishme: Kur të vini për intervistë…

Shqipëria

Vizë në SHBA? Ambasada jep një këshillë të rëndësishme: Kur të vini për intervistë…

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:18
Ambasada Amerikane në Tranë

Ambasada Amerikane në Tranë ka dhënë sot një tjetër këshillë për të gjithë ata që janë në pritje te intervistes per vize ne SHBA. 

“Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar”- njofton ambasada.

Postimi i Ambasades Amerikane 

“Gëzuar Ditën e Verës! Unë dhe Kenny mezi po e presim motin e ngrohtë dhe, si çdo të enjte, unë jam gati për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vizave. Ja dhe këshilla ime për këtë javë: Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar. Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat